kompany i sigurt per te ardhmen e kanes 68d529d757214

Kompany i sigurt për të ardhmen e Kanes

September 25, 2025
1 minut lexim

Java e pesët e Bundesliga ’25-’26 nis me takimin Bayern-Werder, ndeshje kjo që do të thotë shumë për nostalgjikët e kampionatit gjerman pasi dy klubet kanë qenë rivale të forta në fushë.

Në vigjilje të këtij dueli trajneri i formacionit bavarez doli përpara gazetarëve për të komentuar atë çfarë pritet nesër nga skuadra e tij, por shumë shpejt e gjithë konferenca u fokua tek e ardhmja e Harry Kane.

“Harry është një lojtar i veçantë. Ai kërkon të fitojë trofe dhe në Mynih i ka të gjitha mundësitë që të bëjë diçka të tillë”, tha Kompany, i cili u dha përgjigje zërave që flasin për një largim të sulmuesit anglez në verën e 2026-ës.

Kane është lojtari i momentit në Mynih pasi po ndihmon ekipin jo vetëm duke shënuar gola, por edhe duke përgatitur ato pasi shpesh herë në fushë nuk shkel vetëm në zonat e sulmuesve.

“Kane ka menduar se duke zbritur deri në mesfushë apo edhe në hyrje të zonës tonë na jep një dorë me ndërtimin e lojës. Shokët e tij të skuadrës i ndihmon shumë duke zbritur shumë në thelllësi.

Kjo e ka ndihmuar edhe atë në detyrën kryesore që ka pasi kështu u shmanget edhe mbrojtjes së fortë të rivalëve, të cilët nëse duan ta kenë nën kontroll duhet që të largohen shumë prej zonës së tyre”, komentoi trajneri belg i Bayern-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli i ministrave ne shqiperi shkarkon erion veliajn 68d5297a2510b
Lajmi i mëparshëm

Këshilli i ministrave në Shqipëri shkarkon Erion Veliajn

kushtetuesja ende ne shqyrtim te kerkeses se listes serbe rreth nenkryetareve te kuvendit nga pakicat 68d529e6e4e06
Lajmi i radhës

Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

Të fundit nga

ShkoLartë