kompanite ai jane te papergaditura per rreziqet e ndertimit te sistemeve me aftesi te nivelit njerezor 6878fddde84aa

​Kompanitë AI janë të “papërgaditura” për rreziqet e ndërtimit të sistemeve me aftësi të nivelit njerëzor

July 17, 2025
1 minut lexim

Kompanitë që zhvillojnë Inteligjencë Artificiale nuk kanë plane serioze për të menaxhuar rreziqet që lidhen me Inteligjencën Artificiale të Përgjithshme, sipas një raporti nga Future of Life Institute (FLI).

Sipas indeksit të sigurisë së FLI-së, asnjë kompani nuk mori vlerësim më të lartë se D për planifikimin e sigurisë ekzistenciale.

AGI përfaqëson një fazë ku AI arrin aftësitë intelektuale të një njeriu në çdo detyrë, shkruan The Guardian.

Sipas raportit, edhe pse disa kompani pretendojnë se do të arrijnë AGI brenda dekadës, ato nuk kanë plane konkrete për të siguruar kontrollin dhe sigurinë e sistemeve të tyre.

Nga shtatë kompanitë e vlerësuara – Google DeepMind, OpenAI, Anthropic, Meta, xAI, Zhipu AI dhe DeepSeek – më e mira, Anthropic, mori notën C+. OpenAI u vlerësua me C, ndërsa Google DeepMind me C-.

Max Tegmark nga MIT, bashkëthemelues i FLI-së, krahasoi mungesën e planifikimit me ndërtimin e një centrali bërthamor pa masa sigurie. Ai theksoi se përparimet në AI po ndodhin shumë më shpejt se sa pritej.

Një tjetër organizatë, SaferAI, paralajmëroi se praktikat aktuale të menaxhimit të rrezikut janë “jashtëzakonisht të dobëta”.

Google DeepMind tha se raporti nuk pasqyron të gjitha përpjekjet e tyre për sigurinë. Kompanitë tjera janë kontaktuar për koment.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kelmendi pyet kush spo e zbaton ligjin e ri per kpk ne shabani i pergjigjet ne krye te institucionit e ke 6878fd2c67cad
Lajmi i mëparshëm

Kelmendi pyet kush s’po e zbaton Ligjin e ri për KPK-në, Shabani i përgjigjet: Në krye të institucionit e ke

bien kerkesat fillestare per papunesi ne shba 6878fe198ac6d
Lajmi i radhës

​Bien kërkesat fillestare për papunësi në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë