​Kompania “Pestova” më pak patate këtë vit, pësoi dëme të mëdha nga vërshimet

July 15, 2023
min lexim

Kompania “Pestova” këtë vit pritet të ketë më pak rendimente me patate.

Kjo fabrikë, e cila ka mbjellur rreth 400 hektarë sipërfaqe me patate, ka pësuar dëme në arat e saj si pasojë e kushteve të papërshtatshme klimatike në kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Për dëmet nga vërshimet dhe shiu i madh, kultivuesi më i madh i patates në Kosovë, Bedri Kosumi nga Kompania “Pestova” në Pestovë të Vushtrrisë, ende nuk mori mbështetjen nga Qeveria e Kosovës e as Komuna e Vushtrrisë.

Sfidë tjetër për kultivimin e patates është edhe rritja e çmimit të tokave me qira.

Veç kësaj, pronari i kompanisë “Pestova”, Kasumi i bëri thirrje Qeverisë që në skemën e sigurimeve të kulturave bujqësore, të futet edhe patatja.

Kasumi: 100 hektarë veç janë dëmtuar nga vërshimet dhe nuk jemi kompensuar për këtë

“Jemi të përgatitur, mirëpo para se të fillosh të vjelësh duhet të mbjellësh. Mbjellja ka shkuar pak me probleme për shkak të lagështisë. Kanë qenë edhe problemet e tjera, sidomos në muajin qershor me vërshimet, ku një sipërfaqe shumë e madhe ka shkuar në ujë, e jona dhe e fermerëve. Ne kemi të mbjellë rreth 400 hektar prej tyre 100 hektarë veç janë dëmtuar nga vërshimet…Ndërsa, mbështetje për vërshimet fatkeqësisht nuk kemi pas”, tha Kasumi.

Pronari i fabrikës “Pestova”, Kasumi u shpreh se pavarësisht kërkesës që patatja të futet në sigurimin e kulturave bujqësore, ende ka mbetur e parealizuar.

Kasumi: Bëj apel që edhe në sigurimin e kulturave bujqësore të futet edhe patatja

“Kisha bërë apel që edhe në sigurimin e kulturave bujqësore të futet edhe patatja, sepse kjo na mungon. Nuk jemi ne të vetmit që po e kërkojmë këtë, por të gjitha vendet ose konkurrentët tanë e kanë sigurimin e kulturave bujqësore, te patates. Jemi shumë të interesuar për këtë, mirëpo fatkeqësisht deri tani nuk ka ndodhur”, vijoi Kasumi.

Mes tjerash, Kasumi tha se çmimi që paguajnë për tokën me qira për mbjelljen e patates është rreth 700 euro për hektar.

Kasumi: Ne paguajmë qiranë 500 deri 700 euro për hektarë

“Ne paguajmë qira 500 deri 700 euro për një hektarë. Është qiraja shtrenjtë, mirëpo janë toka që kanë kushte ideale për kultivimin e patates”, tregoi Kasumi.

Mes sfidave, Kasumi tregoi edhe për të arriturat e kësaj kompanie dhe për eksportet produkteve “Vipa chips” nga kjo fabrikë në tregjet Bashkimit Evropian.

Kasumi: Ne po rritemi në eksport dhe tregun vendor

“Qysh pas lufte kemi filluar me eksportin e patates dhe tash e disa vite edhe me eksportin e produktit final nga patatja, ‘çipsit’. Nuk kemi pas problem, fatmirësisht kemi rritje të eksportit në BE. Vendet ku jemi prezent në rajon është Shqipëria, Maqedonia, ndërsa në BE është Bullgaria, Hungaria, Gjermania, Suedia, Finlanda. Tregjet e reja këtë vit janë, Belgjika, Zvicra, Austria, Italia, Kroacia dhe Bosnja…Ne po rritemi në eksport dhe tregun vendor, kjo do të thotë se kemi nevojë për më shumë patate, për lëndë të parë, dhe kemi rritje edhe me koperent, sepse ne kultivojmë patate edhe ne pronësi të kompanisë një sasi dhe në kooperim me fermerë. Këtë vit kemi rreth 60 fermerë”, tha Kasumi.

Fabrika “Pestova” është kompani vertikalisht e integruar, e cila fillon nga prodhimi i farës së patates, kultivimit të patates për konsum dhe përpunim, si shitje dhe distribuimin e patates dhe produkteve të saj

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një ndër biznesmenët më të pasur në botë, themeluesi i Alibaba Group shfaqet në Tiranë

Story i radhës

Ndryshimi drastik i Fat Joe – reperi flet për humbjen në peshë prej 90 kilogramësh

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë