Kompania pas shfletuesit Arc prezanton një tjetër shfletues

December 3, 2024
1 minut lexim

CEO i The Browser Company Josh Miller në Tetor la të kuptohej se një produkti i ri me në vëmendje inteligjencën artificiale po vinte dhe një video e re zbulon pikërisht këtë.

Një shfletues uebi i ndërtuar për të thjeshtuar veprimet e përditshme në internet duke përdorur mjetet AI. Ky shfletues do të mbërrijë në fillim të 2025.

Në video thuhet se inteligjenca artificiale nuk do të ekzistojë si aplikacion më vete por do të shërbejë si një ambient plotësisht i ri ndërtuar mbi një shfletues.

Gjatë prezantimit vihet re një funksionalitet ku Dia kryen veprimet që kërkon përdoruesi duke shkruar komandat në fushën e kërkimit si gjetja e një dokumenti të caktuar bazuar në një përshkrim dhe më pas dërgimi i tij përmes platformës së preferuar të e-mail-it.

Por çfarë do të thotë debutimi i Dia për shfletuesin Arc? Miller tha se startupi nuk ka në plan të eliminojë shfletusin e parë. Por shprehu shqetësimin se avancimi i mëtejshëm i Dia do të çojë në zëvendësimin e Arc. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Shqipëria në linjë me BE, ka fituar besueshmëri”, Nazarko: Ballkani një vatër potenciale tensioni, Rusia mund të ndikojë

Story i radhës

Barcelona ia vendos çmimin De Jongut, ‘çmenden’ tifozët

Të fundit nga

VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit!

I ashtuquajturi Fronti Europian i cili tani po hedh shqelmat e fundit po tenton të mbjell pasiguri te qytetarët. Fakti që u destabilizua Fronti i thirrur në “Europian”, nuk nënkupton se duhet
ShkoLartë