kompania nga klina e vetmja ne ballkan e evrope qe kultivon morellen 6809d685c1ae2

Kompania nga Klina e vetmja në Ballkan e Evropë që kultivon “Morellën”

April 24, 2025
min lexim

Është kërpudhë e njohur me emrin “Morellë” e cila rritet në natyrë, por tash e një dekadë nga shteti Kinez ka filluar të kultivohet në shkallë industriale. E me të marrë këtë informatë kompania e cila merret me grumbullimin dhe shitjen e kërpudhave ekzotike në Klinë, filluan hulumtimet dhe  bashkëpunimin për kultivimin e saj edhe në vendin tonë.

Kjo kompani në Kosovë tash për tash është kompania e vetme e patentuar për prodhimin e substratit të kërpudhës Morellë për të gjithë Ballkanin dhe Evropën. Këtë lloj të kërpudhës aktualisht e kultivojnë në një hapësirë 1 hektarësh në ambiente të mbrojtura e po ashtu kanë kontraktuar disa koperantë.

Faton Berisha menaxher i prodhimit në kompaninë “EuroMushrooms ” në Klinë, duke folur për emisionin ‘Toka” në RTK thotë se prodhimin industrial të kërpudhës ‘Morellë’ e kanë filluar këtë vit, e gjithë kjo sipas tij,  pas përfundimit të të gjitha analizave dhe hulumtimeve

“Kërpudha  ‘Morellë’ rritet në natyrë por në sasi shumë  të vogla, derisa kërkesat për të janë shumë të larta për shkak të vetive të shumta medicinale që ka”, thotë Berisha.

Se si arrihet deri te substrati i kësaj kërpudhe për ta kultivuar në serra, Edona Berisha thotë se puna në laborator duhet të jetë precize dhe me kushte të larta higjienike

“Pastaj i vjen radha fazës së shumimit,  që kalon në disa gjenerata për të arritur te faza e inokulimit. Pasi të kryhet puna në laborator, substrati i inokuluar me micele në formë të thasëve të vegjël vendoset në tokë brenda serrave. Kultivimi  mund të kryhet në Serra të rëndomta bujqësore, që kanë ndriçim mesatar me lagështi konstante  në toka jo acidike”, thotë Berisha për emisionin ‘Toka’ në RTK. .

Ajo thotë se koha më e përshtatshme kur vendosen qeset në serra është vjeshta e vonë, kohë kur shumica e serrave nuk përdoren për prodhim të perimeve në vendin tonë.

Berisha thotë se nga mbjellja deri në vjelje procesi zgjatë 12 javë.

“Ushqimi i sajë në serrë i tëri gjendet në qesen  e vogël,  e  I cili është përgatitur në laborator. Ndërkaq, sa i përket sëmundjeve nëse përmbushen parametrat e kërkuar atëherë mundësitë për sëmundje te kjo kërpudhë janë  shumë të  vogla”, shprehet Berisha.

E në anën tjetër, menaxheri i kësaj kompanie Faton Berisha thotë se dallimi i kërpudhës Morelli të Kosovës nga ajo e Kinës është që tek ne prodhohet në kushte krejtësisht organike, dhe shton se janë në proces të certifikimit të sajë si produkt organik.

“Në kushte ideale në një hektarë serrë fermerët mund të arrijnë prodhim nga 11 deri në 15 ton, ndërkaq  shitja e tyre e gjitha është e sigurt dhe kryhet jashtë vendit”, thotë  Artan Bislimi i cili në këtë kompani merret me këtë punë.

“Aktualisht kjo kompani eksporton deri në 14 tonë kërpudha morelli në sezon, derisa presin që kjo sasi të trefishohet në vitin që vjen. Çmimi i sajë është stabil dhe i leverdishëm. Në Evropë dhe SHBA shkon nga 70 deri në 100 euro për kilogram. Në Kosovë së paku është trefish më i lartë se i kërpudhave të malit”, thotë Bislimi për emisionin ‘Toka’ në RTK

E për të blerë këtë lloj të kërpudhës dhe për ta dërguar atë në në Evropë dhe ShBA, kishte ardhur Luca Luca di Rafaele, pronar I kompanisë që merret me shitblerje të kërpudhave dhe tartufit në Itali, Evropë dhe SHBA

Di Rafaele thotë se bashkëpunimin me kompaninë nga Kosova e kanë filluar tash e 6 vite. (Pamjet

“E kemi filluar bashkëpunimin tash  e 6 vite.  Ne merremi me veprimtarinë e kërpudhave sidomos të llojit Morellë që është shumë e çmuar dhe e kërkuar në tregun evropian, për ta thjeshtësuar Morellë është ‘Ferrarri’ i kërpudhave”, thotë Di Rafaele për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Ai thotë se shitjen e kryejnë në Evropë dhe SHBA. Sipas tij, kërkesat për këtë kërpudhë në Evropë janë duke u rritur, si në Francë, Zvicër në tërë Evropën e po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për momentin jemi fokusuar që të blejmë kërpudhën moreli nga prodhuesit më të mirë dhe kjo kompani në Kosovë për mua është më e mira në Evropë, sepse disponojnë një teknologji të avancuar për kultivim të këtij lloji të kërpudhave nga Azia e largët, të cilën e kanë përshtatur me kushtet në Kosovë dhe me këtë kanë arritur që procesin e prodhimit ta ngritin në një nivel tjetër”, thotë Di Rafaele.

E një prej koperantëve i cili tashmë ka filluar të kultivojë këtë kërpudhë është Bardhyl Marmullaku në Klinë.

Ai këtë kërpudhë ka filluar ta kultivojë në ambiente të mbrojtura në një hapësirë prej 10 ari dhe se shprehet shumë i kënaqur me rendimentin dhe përfitimin nga ajo.

“Kërpudha morelli duhet fillimisht të klonohet në laborator. Puna  të jetë precize me kushte të larta higjienike. Kultivimi  në Serra të rëndomta bujqësore, me ndriçim mesatar, lagështi konstante, toka jo acidike”, thotë Bardhyl Marmullaku për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rusia sulmon me dron dhe raketa kievin 9 te vdekur dhe mbi 70 te plagosur shume te varrosur ne rrenoja 6809d5d223727
Story i mëparshëm

Rusia sulmon me dron dhe raketa Kievin, 9 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur, shumë të varrosur në rrënoja

fansat e gjestit nuk ndalen do te shokoheni se sa ka shkuar numri i ndjekesve te tij 6809d7b177574
Story i radhës

Fansat e Gjestit nuk ndalen! Do të shokoheni se sa ka shkuar numri i ndjekësve të tij!

Të fundit nga

ShkoLartë