Kompania lider AI në SHBA nënshkruajnë marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë

July 21, 2023
1 minut lexim

Microsoft, Google dhe OpenAI janë mes liderëve në hapësirën e inteligjencës artificiale në SHBA dhe raportohet se do ti përkushtohen disa udhëzimeve për përdorimin e teknologjisë nga Shtëpia e Bardhë.

Kompanitë në mënyrë vullnetarë kanë rënë dakord tu nënshtrohen disa principeve përmes një marrëveshjeje që do të skadojë në momentin që Kongresi Amerikan është i gatshëm të miratojë një ligj për rregullimin e kësaj industrie.

Administrata Biden ka vendosur fokusin në zhvillimin e përgjegjshëm të teknologjisë nga kompanitë AI. zyrtarët duan të sigurohen se firmat e teknologjisë mund të inovojnë në AI në një mënyrë që shoqëria të përfitojë pa ndikuar negativisht në sigurinë, të drejtat dhe vlera demokratike.

Në Maj, zëvendës presidentja Amerikane Kamala Harris u takua me CEO-t e OpenAI, Microsoft, Alphabet dhe Anthropic duke u thënë atyre se kanë përgjegjësinë për tu siguruar se produktet e tyre AI janë të sigurta për tu përdorur.

Muajin e kaluar presidenti Amerikan Biden u takua me liderët e industrisë për të diskutuar problematikat e hasura. Sipas draftit shikuar nga Bloomberg, firmat e teknologjisë do të nënshtrohen tetë parimeve lidhur me sigurinë dhe përgjegjësinë sociale:

  • Të lejojnë ekspertë të pavarur të testojnë modelet për sjellje të keqe
  • Të investojnë në siguri kibernetike
  • Të inkurajojnë palë të treta të zbulojnë probleme sigurie
  • Të zbulojnë rreziqe sociale përfshirë paragjykimet dhe përdorimet e papërshtatshme
  • Të përqendrohen në hulumtim rreth rreziqeve sociale të AI
  • Të ndajnë informacione të besueshme dhe sigurta me kompanitë e tjera dhe qeverinë
  • Të etiketojnë përmbajtjet audio dhe vizuale në mënyrë që të kuptohet se përmbajtja është e gjeneruar përmes AI
  • Të përdorin sistem të sofistikuara AI për të adresuar problemet më të mëdha të shoqërisë

Nisur nga fakti se kjo është një marrëveshje vullnetare lë të kuptohet vështirësinë që ligjvënësit kanë për të ruajtur ritmin e zhvillimeve në fushën e inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britania thotë se të rekrutuarit nga burgjet ruse, mund të vazhdojnë të shërbejnë për Grupin Wagner

Story i radhës

Belgjika do të asgjësojë 131 milionë euro furnizime mjekësore dhe vaksina të COVID-19

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë