Kompania e Sam Bankman-Fried vazhdon të tregtojë kriptomonedha pavarësisht shpalljes së falimentit

min lexim

Alameda Research shiti afro 1.7 milionë dollarë në kriptomonedha në 24 orët e fundit ndërsa perandoria kripto e Sam Bankman-Fried pësoi kolaps një muaj më parë.

Firma, e cila shërben si fond kripto, shiti pjesën më të madhe të monedhave ther, curve, dai dhe USD Coin.

Monedhat ishin të ruajtura në dy portofolë përpara se të shiteshin për stablecoinin Tether dhe më fund të këmbeheshin në bitcoin sipas të dhënave të Arkham Intelligence.

Arkham tha në rrjetin social Twitter se portofolët e lidhur me Alameda Research ishin në “gjumë” deri ditën e Mërkure dhe transaksioni i fundit ishte data 1 Dhjetor.

Ato filluan të tregtonin ditën e Mërkure duke dërguar kriptomonedhat në shërbimet e përzierjes së kriptove.

Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një punonjës që po mashtron apo me një sulm kibernetik. Shitjet vinë ndërsa kreditorët, konsumatorët dhe investitorët e biznesit të Bankman-Fried janë në radhë për të marrë pas paratë e tyre.

Alameda Research aktualisht mban 112 milionë dollarë kriptomonedha tha CoinDesk, një rënie nga 140 milionë dollarë që kishin në Nëntor. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bisedë telefonike Osmani – Escobar: Mbështetje për dialogun Kosovë – Serbi

Story i radhës

Reagim në lidhje me rizgjedhjen edhe për një mandat gjashtë muaj të tjerë në detyrën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të Institutit të Historisë të Prishtinë të Dr.Teuta Shala-Peli

Të fundit nga