Kompania e Elon Musk e cila synon të vendosë çipet kompjuterike në trurin e njeriut Neuralink ka marrë aprovimin e autoriteteve Amerikane për lançimin e studimit të parë tek njeriu.
Një gjë e tillë i hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink tek njeriu dhe lajmi vjen pasi Elon Musk pretendoi në Nëntor se kompania e tij është vetëm 6 muaj nga testimi i parë.
Por kush do të ishte i gatshëm të pranonte vendosjen e një pajisje të tillë në trurin e tij? A do të jetë dikush që ka një gjendje shëndetësore prej së cilës do të kishte përfitime nëse vendos një çip nga Neuralink?
We are excited to share that we have received the FDA’s approval to launch our first-in-human clinical study!
This is the result of incredible work by the Neuralink team in close collaboration with the FDA and represents an important first step that will one day allow our…
— Neuralink (@neuralink) May 25, 2023
Kompania është akuzuar vazhdimisht se ka abuzuar me testet e bëra tek majmunët, akuza që kompania vazhdimisht i mohon dhe aktualisht është nën hetim.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) refuzoi kërkesën e parë të Neuralink në fillim të 2022 për testime tek njeriu.
Por nuk është kompania e parë që e pretendon të bëjë një gjë të tillë. Synchron u aprovua nga FDA për të nisur testimet në 2021 dhe Korrikun e vitit të kaluar zbuloi implantin e parë kompjuterik. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL