Kompania ajrore “British Airways” ka njoftuar ditën e djeshme se do të anulonte rreth 10 000 fluturime me distanca të shkurtra për dhe nga aeroporti “Heathrow” i Londrës midis tetorit dhe marsit.
“Disa fluturime me distanca të gjata do të preken nga vendimi gjithashtu”, njoftoi kompania, e cila synon të minimizojë anulimet dhe vonesat gjatë muajve të dimrit.
“Deri në fund të tetorit, disa dhjetëra fluturime vajtje-ardhje në ditë, gjithsej 629, do të anulohen gjithashtu”, tha kompania
“Shumica e anulimeve do të njoftohen më herët dhe udhëtarët pritet të kalojnë në linja të tjera”, tha kompania ajrore.
“Heathrow”, aeroporti më i madh në Britaninë e Madhe, ka vendosur një kufi prej jo më shumë se 100 000 pasagjerë në ditë për shkak të mungesës akute të stafit.