Deri tani vetëm 360 persona kanë parashtruar kërkesë për punësim në projektin për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D nga panairi për punësim i kompanisë Bechtel dhe Enka, përcjell TV21. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se kompania ka nevojë për së paku 2.000 punëtorë.
“Sapo bisedova me menaxherin e projektit, deri tani kanë 360 CV që po i rishikojnë, nga bashkëqytetarë tanë, nga profile të ndryshme, por kjo është pak sepse për momentin më së paku “Bechtel&Enka” i nevojiten 2.000 punëtorë tanë, për këtë shkak këta panaire për punësime dua të jenë nxitje për të gjithë bashkëqytetarët tanë”, tha mes tjerash Kovaçevski duke shtuar se sipas parashikimeve, deri në përfundim të projekteve, kompania do të ketë nevojë për 8.000 punëtorë./tv21.tv
Burimi: TV21