Komisioni për zgjedhje dhe emërime, refuzohet kandidatura e Todor Vitlarov

September 9, 2022
1 minut lexim

Me katër vota “për” dhe gjashtë “kundër”, Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime nuk e miratoi propozimin që Todor Vitlarov të zgjidhet anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni sot vazhdoi debatin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deputetët deri më tani kanë përkrahur kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, kandidates Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil.

Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Fatmir Skender dhe prokurori publik, janë propozuar nga partitë në pushtet.

Nga gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO-DPMNE, deri më tani, përveç Vitlarovit, është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska.

Propozimet e opozitës janë profesori universitar Savo Klimovski, gjyqtari në pension Branko Sekulovski, gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.

Seanca e sotme e 13-të e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime vazhdoi me debatin për kandidatët e tjerë, përkatësisht gjyqtarin në pension Branko Sekulovski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ancelotti është trajneri më i madh që ka “prodhuar” Italia

Story i radhës

Vendimet e mbledhjes së 17-të të BE të KOK-ut

Të fundit nga

ShkoLartë