Komisioni për Financim dhe Buxhet nuk e miratoi amandamentin e LSDM-së për rritjen e pagave

min lexim

Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet sonte, në kuadër të ditës së parë nga debati i amandamenteve për ribalancin e buxhetit, nuk e miratoi amandamentin e parë të propozuar nga LSDM, me të cilin deputetët e opozitës kërkojnë që të sigurohen 200 milionë euro për rritjen e pagave dhe kompensimeve, “në bazë të detyrimeve nga rregullorja ligjore dhe marrëveshjet kolektive të nënshkruara”.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan kundër dhe në debat theksuan se është “ironike, hipokrite dhe populiste” që LSDM të tregohet si shpëtimtare të të drejtave të punëtorëve që i ka sjellë deri në këtë gjendje.

Vlerësojnë se nëse ishin të sinqerta dhe me të vërtetë ishin kujdesur për punëtorët, në këtë duhej të mendonin kur e kanë krijuar buxhetin për vitin 2024 dhe t’i planifikojnë paratë për ngritje.

Deputetët nga shumica qeveritare theksuan se janë për rritje të pagave dhe këtë do ta planifikojnë me buxhetin për vitin e ardhshëm, por se ribalanci është zgjidhje më optimale që të shpëtohet, siç thanë, “buxheti i masakruar” dhe të dedikohen mjete aty ku janë më të nevojshme.

Ata vlerësojnë se jo vetëm që nuk kanë menduar për paga më të larta, por dhe qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së i ka lënë pa pagesë të punësuarit në disa ndërmarrje si Pyjet Kombëtare dhe Ujësjellësi. Siç thanë ata, nuk janë paraparë as detyrimet e shtetit ndaj fermerëve, pensionistëve dhe studentëve.

Dragan Kovaçki akuzoi se edhe krahas buxhetit të madh prej 5,3 miliardë euro, qeveria paraprake “e ka bërë shtetin më të vjetër dhe me rritje më të ulët të PBB-së prej 1,6 për qind”, siç tha, më i dobët nga gjithë rajoni.

Dushko Ivanov tha se Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka paraparë në bazë të pagave shumë më të vogël nga ajo që tani e kërkon me amandamentin.

Deputeti dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili është një nga propozuesit e amendamentit, tha se vetëm në MPB duhet t’i ndahen 20 milionë euro për vendime gjyqësore në bazë të të drejtave të dëmtuara të punëtorëve.

Deputeti Jane Micevski shtoi se gjashtë muaj nga viti 2024 “kanë realizuar 71 për qind për vitin vijues dhe e shkatërruan buxhetin të cilin e trashëguam ne”. Siç tha, shteti ka bankrotuar dhe është para kolapsit.

Dragana Arsova theksoi se ribalanci i propozuar është zgjidhje më optimiale duke pasur parasysh gjendjen e gjetur në buxhet. 

Story i mëparshëm

Giusi Ferreri rikthehet në Tiranë! Këngëtarja italiane koncert për herë të tretë: Testoj këngët e reja përballë publikut shqiptar

Story i radhës

Fatkeqësi në Maqedoni, një person humb jetën nga zjarret

Të fundit nga