komisioni kuvendor per shendetesi eshte takuar me disa nga anetaret e shtabit te krizave per kocan 67f5185f56b1b

Komisioni kuvendor për shëndetësi është takuar me disa nga anëtarët e Shtabit të Krizave për Koçan

April 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 prill – Komisioni kuvendor për shëndetësi sot kishte takim me anëtarët e shtabit të krizës për Koçan, të udhëhequr nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Rashela Mizrahi, publikoi se sot është mbajtur një takim jozyrtar në mes të Komisionit për Shëndetësi pranë Kuvendit, Ministrit të Shëndetësisë, Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe anëtarëve të shtabit të krizës shëndetësore të formuar për përkujdesjen dhe transportin e viktimave nga diskoteka e djegur në Koçan.

“Deputetët e mirëpritën menaxhimin e shkëlqyer të viktimave të ngjarjes tragjike, duke theksuar se suksesi i sistemit shëndetësor varet në masë të madhe nga personat që e përbëjnë atë sistem. Një falënderim i madh iu drejtua edhe të gjithë atyre nga stafi menaxhues, shëndetsor dhe mbështetës që morën pjesë direkt ose indirekt në përballjen me fatkeqësinë që ndodhi”, ka shkruar Mizrahi në Fejsbuk.

Publikim të ngjashëm bëri edhe drejtori i Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski, i cili theksoi se në takim ka pasur shkëmbim të dobishëm të informatave dhe dhënie të mirënjohjeve.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

ia arrestuan drejtorin per rryfshet taravari ishte zgjedhje jone e perkohshme 67f5182911c56
Story i mëparshëm

Ia arrestuan drejtorin për rryfshet, Taravari: Ishte zgjedhje jonë e përkohshme!

ministri hasani mikpret kaja kallas cojme ne tjeter nivel bashkepunimin mes shqiperise dhe be se 67f51da904d88
Story i radhës

Ministri Hasani mikpret Kaja Kallas: Çojmë në tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë