Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike e ka shtyrën deri në orën 20:00 procesin e votimit për kreun e PD-së.
Duket se një gjë e tillë është bërë për shkak se ka shumë kërkesa në degë për të votuar dhe në mënyrë që anëtarët e PD-së të bëhen pjesë, është shtyrë me 1 orë orari i votimit.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë.”