Komisioni i përbashkët historik RMV-Bullgari, Dimitrov: Kemi histori të përbashkët, qysh në mesjetë

Bashkëkryetari i Komisionit të përbashkët Historik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Angel Dimitrov, ka deklaruar se nuk priten ndryshime nga pala bullgare në komisionin e përbashkët historik me Maqedoninë e Veriut. Në intervistën dhënë për televizionin bullgar BNT, Dimitrov ka theksuar se komisioni është organ shkencor, dhe vendos si duhet të punojë.

Duke iu përgjigjur energjisë së re në marrëdhëniet dypalëshe, komisioni planifikon që nga mesi i muajit maj të ketë tre takime. Dimitrov mohon të ketë presione në punën e këtij trupi dhe detyra kryesore tani për tani është rishikimi i teksteve shkollore të historisë se si mësohet lënda.

“Jemi duke punuar periudhën e mesjetës, dhe kjo është materie e cila mësohet në shkolla fillore. Akoma jemi shumë larg dhe nuk kemi arritur në pjesën e cila mësohet në shkollat e mesme. Punojmë 3 vite të plota, ndërkohë kolegët tanë historian nga RMV akoma nuk duan ta pranojnë faktin se kemi histori të përbashkët, dhe kjo histori fillon pikërisht në periudhën e mesjetës. Për shak të kësaj ndodhin bllokime të ritmit normal të ecurisë së ngjarjeve dhe në punën e Komisionit, si dhe numri i vogël i rezultateve të arritura deri më tani me pajtueshmëri reciproke.”, tha Angell Dimitrov, bashkëkryetar i komisionit të përbashkët historik me Bullgarinë.

Dimitrov thotë se ka insistuar që të rihapet biseda për Goce Dellçevin.

“Kur diskutohet se si të përgatitet një tekst për një festë të përbashkët, kolegët nga Maqedonia e Veriut kalojnë nga e tashmja në të kaluarën – nga ideja e tyre për Goce Dellçevin, pa folur për Goce Dellçevin në kohën e tij historike. Kjo është një qasje që nuk është historike. Ne sugjerojmë fillimisht të vlerësojmë personin në kohën e tij historike dhe më pas të kuptojmë rëndësinë e tij për të tashmen.”, ka thënë Dimitrov.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Сали: Засега нема потреба од нови рестриктивни мерки

Story i radhës

Qeveria është dakord, do të rritet rroga minimale

Të fundit nga