Komisioni i Disiplinës nuk fal, gjobë dhe katër ndeshje pa tifozë për Erzenin

min lexim

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet e saj për fundjavën e futbollit në kategoritë e futbollit shqiptar.

Ekipi i Erzenit është dënuar me katër ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë prej 50 mijë lekë. Gjykata Sportive ka paralajmëruar Bylisin duke e këshilluar që të mos përsëriten sjelljet jo të duhur nga tifozët.

Të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF 19.10.2022:

KF Erzeni, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve si dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 64/2, 65/3/c dhe 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Bylis, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë.

Flamurtari FC, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Tomori, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FK Apolonia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF

KF Butrinti, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë, kundër FK Dinamo, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KS Kastrioti, Emiljano Cela, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fiken dritat në institucione, monumente dhe rrugë, temperaturë e caktuar për kondicionerin! Masat për kursimin e energjisë në vend

Story i radhës

Udhëheqja ushtarake e Rusisë është bërë ‘gjithnjë e më shumë jofunksionale’ – thotë inteligjenca britanike

Të fundit nga