Komisioni i Agjencisë për Komunikime Elektronike! LSDM: Skandal i Qeverisë Mickoski – partizimi brutal i AKE-së!

November 16, 2024
1 minut lexim

 

Edhe një skandal i Qeverisë Mickoski dhe një përvetësim skandaloz dhe partizim të ashpër të Agjencisë për Komunikime Elektronike – thonë nga LSDM-ja. Sipas tyre, pronarja e firmës që duhej ta ndërtonte garazhën kontestuese në kate tek Kuvendi, Ankica Trpkovska, nga Qeveria është zgjedhur të jetë anëtare e Komisionit të AKE, sic thonë, me kompensim prej 2.700 eurove në muaj. LSDM-ja kërkon tërheqjen e këtij vendimi të Qeverisë, kurse Komisioni

“Përvetësimi i Trpkovskës është kontestues nga shumë aspekte. Fillimisht, qeveria zbaton partizim brutal të AKE, që duhet të jetë trup i pavarur dhe rehaton persona me relacione personale dhe partiake me funksionarë të pushtetit aktual. Trpkovska ende vazhdon të udhëhiqet si pronare e kompanisë që duhej ta ndërtonte garazhën kontestuese në kate, kurse është zgjedhur në periudhën kur përgatitet Ligji ku duhet të dëmshpërblehet kompania e saj. Avokat i firmës së saj ka qenë edhe Pançe Toshkovski. A nuk është kjo konflikt interesi? A thua relacionet e afërta të familjes së saj të ngushtë me Pançe Toshkovskin është njëra ndër shkaqet se përse është zgjedhur Trpkovska? S`ka asgjë të pavarur. Së dyti, Qeveria shkel Ligjin për komunikime elektronike”, deklaroi Kuzeska nga LSDM.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drenusha-Kevinit: Kam me të shkatërru, prej sonte jam kundër teje

Story i radhës

Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë

Të fundit nga

ShkoLartë