Shkup, 4 dhjetor – Me përgjegjësinë më të madhe pohoj se Komisioni historik Maqedoni e Veriut-Bullgari, nuk është nën presion politik. Unë jam këtu që t’ju ndihmoj për kushtet logjistike, por nuk dëshiroj të ndërhy në temat e tyre, që të mos krijohet përshtypje se ne ndikojmë ndaj tyre, potencoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai në brifingun e sotëm me gazetarët, në pyetje lidhur me komentet se Komisioni është nën presion, tha se me siguri është nën presion të opinionit, por jo drejtpërdrejtë nga ai si ministër.
“Besoj se anëtarët e Komisionit e kanë presionin nga opinioni, por jo nga ne, jo nga unë si palë e drejtpërdrejtë që ka marrëveshje me ta. Madje edhe rrallë komunikoj me ta në kohë të fundit, vetëm që mos ta ndjejnë atë si ndikim tonë. Unë u kam thënë: I keni të gjitha kushtet dhe parakushtet e mundshme për punë, punoni sipas bindjeve tuaja dhe sipas mendimit tuaj”, tha Osmani.
Ai shtoi se është këtu të ndihmojë në kushtet logjistike.
“Këtu jam t’u ndihmoj që të kenë vend ku të takohen, zakonisht e shfrytëzojnë sallën në MPJ, kur duhet të udhëtojnë, përkrahje të tillë logjistike. U krijuam edhe sekretariat, njerëz të cilët ata i propozuan që ata t’ju ndihmojnë me analizat, por, se kemi biseda lidhur me temat, më besoni se unë kuptoj nga mediumet se cila temë është në rend të ditës të Komisionit, ose çfarëdo që është biseduar. Unë, kuptohet, mund t’i thërrasë të më informojnë, por nuk dëshiroj të ndërhy në temat, që të mos krijohet përshtypje se ne këtu ndikojmë tek ta”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Burimi: zhurnal.mk