Komisioni Hetimor në Sharrë, Tabaku: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston

February 11, 2022
min lexim

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka “zbarkuar”  në inceneratorin e Sharrës në Tiranë. Jorida Tabaku ka debatuar me përfaqësuesin e firmës. Ndër të tjera Tabaku theksoi se aty nuk bëhet incenerimi, por ka vetëm landfill.

Sipas saj, ashtu si në Fier edhe inceneratori i Tiranës nuk ekziston. Ndër të tjera, Tabaku e pyeti përfaqësuesin e firmës se ku ndodhen Klodian Zoto, Mërtiri dhe Stela Gugallja, ndërsa ky i fundit tha se nuk i njihte.

I pyetur se përse nuk bëhet incenerimi i mbetjeve, ndërkohë që pagesat bëhen prej vitesh, përgjegjësi teknik tha se impianti po ndërtohet dhe se janë brenda afateve të kontratës.

Pjesë nga diskutimi:

Përfaqësuesi i firmës: Këtu ndodh çdo ditë menaxhimi i të gjitha mbetjeve. Ndodh cdo ditë që nga dita e parë  firmosjes. Çdo mbetje e ardhur këtu është menaxhuar.

Jorida Tabaku: Kushtet thonë që në ditën që firmoset thuhet se është bërë pagesa e incenerimit, jo landfillit. Unë po interesohem për paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ku kanë shkuar 35 milione euro?

Përfaqësuesi i firmës: Është një tarifë që parashikon menaxhimin e mbetjeve. Kjo kontratë ka disa kushte. Shoqëria është brenda afati të ndërtimit, ka disa lote.

Jorida Tabaku: Po loti i ujërave të ndotura ka përfunduar?

Përfaqësuesi i firmës: Po ka përfunduar. Janë 4 lote të ndryshme.

Jorida Tabaku: Sipas kësaj kontate ju keni marrë parasysh bërjen e disa investimeve. Këto investime janë bërë në masën 30%.

Përfaqësuesi i firmës: Duhet të keni parasysh që investimi i kocnesionarit është aktivizuar nga data e zbardhjes së lejes së ndërtimit. Koncesionari ka nisur operimin nga data 1 janari 2018.

Jorida Tabaku: Nga data e fimosjes së kësaj kontrate ka filluar pagesa. Ministria e financave thotë që duhet të kishit bërë një investim 100% dhe thotë se është bërë 30%. Ku ndodhen Klodian Zotom, Mërtiri, Stela Gugallja?

Përfaqësuesi i firmës: Nuk e ka idenë për emrat që po përmendi.

Jorida Tabaku: Thashë erdhëm që erdhëm mos gjejmë ndonjë kriminel këtu brenda. Kam ardhur edhe herë tjetër. Me gjithë respektin për ju që punoni këtu kërkoj që të mos bëni barrierë për mbrojtjen e korrupsionit. Sot arritëm në konkluzionin që këtu nuk kryhet incenerim. Mund të ketë bojatisje, por procedura për të cilën kjo kontratë është kryer dhe 35 pagesat. Ajo që ndodhur në Fier që nuk ka incenerator po ndodh edhe në Tiranë. Ka një proces që ndodhte edhe më parë në landfill, por jo proces incenererimi.

Përfaqësuesi i firmës: Ne jemi duke ndërtuar projektin, jemi brenda afateve. Ndërtimi i impiantit është një proces që nuk ndodh brenda një dite.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

UEFA përgatit format të ri në Champions

Story i radhës

Утре прекин на електронските услуги на ЈП Водовод и канализација

Të fundit nga

ShkoLartë