Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Bosnjë e Hercegovinën

Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnjë e Hercegovinës me BE-në kur të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret për anëtarësim. Komisioni do t’i raportojë Këshillit deri në marsin e vitit 2024 për çdo progres të arritur.

Më herët, gjatë diskutimeve për miratimin e paketës së zgjerimit për këtë vit dhe raporteve të progresit, brenda Komisionit Evropian (KE) është shfaqur mospajtim i thellë rreth idesë që KE-ja të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën.

Në takimet e shefave të kabineteve të komisionarëve të hënën dhe të martën nuk është arritur pajtim, prandaj kjo çështje është lënë për t’u vendosur personalisht nga komisionarët në takimin e kolegjit, të mërkurën.

Komisionarët nga Kroacia, Sllovenia, Austria, Italia dhe disa vende tjera kanë insistuar se Komisioni duhet të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën, sepse me këtë hap do të ndihmohej procesi i reformave dhe stabiliteti i këtij vendi. Posaçërisht ky insistim është i lidhur me faktin se Komisioni propozon nisjen e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat në procesin e zgjerimit kanë hyrë 20 vjet pas Bosnjë e Hercegovinës.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës jep tenderin për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, kaq do t’i kushtojë

Story i radhës

Osmani: Shqiptarët nuk gjejnë rahati tjetërkund, përveç se në BDI dhe në Ali Ahmetin

Të fundit nga