Komisioni Evropian nis hetimin e blerjes 61 miliardë dollarëshe të VMware nga Broadcom

min lexim

Bashkimi Evropian planifikon të kryejë një hetim në shkallë të gjerë ndaj blerjes 61 miliardë dollarëshe të VMware nga Broadcom.

Pas një hetimi paraprak, Komisioni Evropian njoftoi ditën e Marte se marrëveshja mund ti japë mundësinë Broadcom të kufizojë konkurrencën.

Specifikisht Bashkimi Evropian është i shqetësuar se Broadcom mund të cënojë konkurrencën në ato tregje duke kufizuar ndërveprueshmërinë mes harduerëve rivalë dhe softuerit të virtualizimit të serverëve të VMware.

Gjithashtu shqetësohet se kompania mund të bllokojë ose degradojë aksesin në softuerin e VMware. Komisioni Evropian thotë se veprime të tilla mund të çojnë në kosto më të larta, cilësi më të ulët dhe më pak inovacion për bizneset e në fund për konsumatorët.

Komisioni do të hetojë edhe impaktin e marrëveshjes ndaj rivalëve si Nvidia dhe Intel të cilët zhvillojnë vetë kartat e ndërfaqeve të rrjeteve.

Si një prej blerjeve më të mëdha në industri në 2022, tentativa e Broadcom për të blerë VMware padyshim që do të ngjallte interesin e rregullatorëve.

Komisioni Evropian jo medoemos do të bllokojë marrëveshjen, por një hetim do të vononte transaksionin dhe të detyronte kompaninë të bënte lëshime.

Me njoftimin e ditës së sotme, Komisioni ka 90 ditë afat deri më 11 Maj 2023 për të marrë një vendim. Nëse marrëveshja dështon, do të ishte përsëritje e një skenari të ngjashëm me 2018-ën kur Broadcom u përpoq të blinte Qualcomm. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëse Serbia bashkohet me Rusinë…

Story i radhës

Situata në veri, Ambasadori amerikan i shkon Kurtit në zyrë

Të fundit nga