Komisioni Evropian: Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë ‘gati’ për t’u bashkuar me Shengenin

min lexim

Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë “gati” për t’u bashkuar me Zonën Shengen në udhëtimin pa pasaporta pasi kanë “provuar fuqishëm” se plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Shengen mundëson udhëtimin ndërkufitar pa pasur nevojë për pasaportë ku aktualisht përfshihen 26 kombe, duke përfshirë 22 vende të BE-së ku bëjnë pothuajse 420 milionë qytetarë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Është koha për të thënë mirëseardhje,” tha Ylva Johansson, komisionerja e çështjeve të brendshme të BE, të mërkurën ndërsa zbuloi një raport të ri që argumenton në favor të gatishmërisë së tre vendeve.

“Pritja ka qenë e gjatë, duhet të them, shumë e gjatë. Pritshmëritë janë të mëdha, me të drejtë, nga autoritetet. Shengeni është Europa. Këto tre shtete anëtare meritojnë të ndihen plotësisht evropianë,” tha ajo.

Anëtarësimi në Shengen kërkon ndër të tjera zbatimin e rregullave të përbashkëta, menaxhimin e duhur të kufijve të jashtëm, shkëmbimin e informacionit të sigurisë dhe bashkëpunim efikas policor.

Të tre vendet “kanë mjetet, strukturat dhe procedurat në vend,” tha Johansson, duke vlerësuar të dhënat e tyre të forta dhe angazhimet ligjore.

Deri më tani, kjo nuk ka mjaftuar për Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilët kanë pritur prej vitesh për t’iu bashkuar zonës pa pasaporta – një kërkesë ligjore për çdo vend që hyn në Bashkimin Evropian.

Kroacia përfundoi procesin e saj të vlerësimit në vitin 2020 dhe mori një vlerësim pozitiv në dhjetor 2021.

Në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë, pritja është shtrirë për më shumë se një dekadë. Komisioni konfirmoi gatishmërinë e vendeve në vitin 2011 dhe u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur vendeve anëtare që të lejojnë pranimin.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohen ultrasit e Feyenoordit

Story i radhës

Zelensky “nuk ka dyshime” se raketa që goditi Poloninë “nuk ishte ukrainase”

Të fundit nga