​KOMF-i kërkon të përfshihen fëmijët dhe prindërit në dialog për fillimin e mësimit

min lexim

Një dialog me përfshirjen e fëmijëve, prindërve dhe të palëve të tjera, do të siguronte që interesi më i mirë i fëmijës të jetë konsideratë parësore përgjatë gjithë procesit, thuhet në komunikatën e koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve KOMF.

KOMF konsideron se qasja e bisedimeve vetëm nga dy palët (Qeveri dhe SBASHK) po anashkalon dhe harron interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën për arsim dhe dëmet që tashmë janë shkaktuar tek fëmijët, duke kërkuar që të përfshihen në dialog përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit pastaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Këshilli i Nxënësve të Kosovës, përfaqësues nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, përfaqësues nga Këshilli i Mësimdhënësve, përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shkollave dhe Kopshteve, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve

Komunikata e plotë:

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, marrë shkas grevën në arsim dhe mungesën e një zgjidhjeje për fillimin e mësimit prej tashmë dy javësh, ka dërguar drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkesën që në kuadër të dialogut të përfshihen të gjitha palët, sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët janë të dëmtuar drejtpërdrejtë nga ndërprerja e mësimit. KOMF konsideron që qasja e bisedimeve vetëm nga dy palët (Qeveri dhe SBASHK) po anashkalon dhe harron interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën për arsim dhe dëmet që tashmë janë shkaktuar tek fëmijët.

Një dialog me përfshirjen e fëmijëve, prindërve dhe të palëve të tjera, do të siguronte që interesi më i mirë i fëmijës të jetë konsideratë parësore përgjatë gjithë procesit. KOMF propozon që në këtë dialog të përbashkët, Qeveria të përfshijë akterët si më poshtë:

• Përfaqësues nga Qeveria e Republikës se Kosovës

• Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit

• Përfaqësues nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

• Përfaqësues nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës

• Përfaqësues nga Këshilli i Prindërve të Kosovës

• Përfaqësues nga Këshilli i Mësimdhënësve

• Përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shkollave dhe Kopshteve

• Institucioni i Avokatit te Popullit

• Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve

KOMF kërkon thirrjen e një takimi urgjent me përfshirjen e të gjitha palëve. Kjo përfshirje do të siguronte transparencë në bisedime, të dëgjohen shqetësimet e të gjitha palëve dhe të gjinden zgjidhjet më të mira e të qëndrueshme për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës. KOMF konsideron që ndërprerjet e vazhdueshme të procesit arsimor kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë mësim-nxënien e fëmijëve, do të lënë pasoja domethënëse në zhvillimin e fëmijëve dhe do të zbehin autoritetin e shkollës si institucion i dijes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sot nis “Street Fest 2022” në Prishtinë

Story i radhës

Serbët festojnë në rrugët e Veriut të Kosovës, kjo është arsyeja

Të fundit nga