Fabio Kapelo ka analizuar fitoren e Milanit kundër Realit të Madridit duke u “kapur” pas detajeve taktike që sipas tij bënë diferencën.
Në valët e rrjetit “SKY”, ish-trajneri deklaroi: “Sipas mendimit tim Musahu ishte shumë i rëndësishëm, ashtu si edhe Fofana dhe Reijnders. Megjithatë, meriton më shumë vëmendje mënyra se si Fonseka e përgatiti ndeshjen.
Edhe pse skema fillestare ishte ndryshe, kuqezinjtë u rreshtuan me pesë mbrojtës në radhë që penguan Real Madridin të zgjeronte lojën.
Thelbësore ishin edhe dyshimet e markimeve ndaj Viniciusit dhe Belingamit. Nuk e prisja një Milan kaq të bukur. Dhe Musahu luajti një lojë të shkëlqyer si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
Burimi: botasot.info