Komentatori hiqet nga puna në Turqi, pasi përmendi emrin e shqiptarit

December 1, 2022
1 minut lexim

Një ngjarje e (pa)zakontë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, pasi një komentator ka guxuar të përmendë emrin e lojtarit turk me origjinë shqiptare, Hakan Sukur.

Gjatë ndeshjes Canada-Marok, pas golit të parë të shënuar në minutën e pestë, komentatori Alper Bakırcıgil, i cili ishte duke komentuar ndeshjen për TRT, pas shënimit të golit nga ana e skuadrës marokene, tha se ky nuk është goli më i shpejtë në historinë e futbollit, pasi atë e ka shënuar Hakan Sukur në vitin 2002 përballë Koresë së Jugut, pas vetëm 11 sekondash lojë.

Kaq ka mjaftuar që komentatori të hiqet menjëherë nga puna pas përfundimit të ndeshjes.

Hakan Sukur është shpallur armik nga qeveria e Erdogan, pasi atë e akuzojnë si mbështetës të Fethullah Gulen. Kujtojmë që babai i tij sot ndodhet në burg, ndërsa e gjithë pasuaria e tij është konfiskuar nga shteti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi 2 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

Polonia premton dërgesa të naftës në Gjermani nëpërmjet Gdanskut

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë