​Koment: Kompanitë perëndimore duhet të dalin nga Rusia

April 4, 2022
min lexim

Me çdo ditë lufte në Ukrainë, presioni ndaj kompanive perëndimore për t’u larguar nga tregu rus po shtohet. Kompanitë duhet të largohen nga bizneset me Putin-in, mendon Miodrag Soric.

Largohu nga Rusia: Kompani të shumta perëndimore janë larguar tashmë nga tregu rus për shkak të agresioni të Putinit në Ukrainë. Miliarda euro të investuara gjatë 30 viteve të fundit janë avulluar brenda vetëm disa javësh. Komiteti për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore kërkon ndihmë financiare për kompanitë e prekura, shkruan DW.

Nëse vërtet ndihmohen, atëherë ndihmat mund t’u jepen vetëm kompanive që janë larguar shpejt dhe plotësisht nga tregu rus. Nuk duhet të ketë ndihmë shtetërore për kompanitë si Ritter-Sport, Metro, Globus, Bayer, Henkel apo Knauf, të cilat ende vazhdojnë të fitojnë para në Rusi. Me pagesat e taksave për Moskën, ato ndihmojnë financimin e vrasjeve çnjerëzore të Rusisë dhe bëhen bashkëpunëtorë në luftë. Ashtu sikur edhe kompanitë franceze Leroy Merlin, Total ose Auchan.

Presioni ekonomik

Ato të gjitha janë kapur pas Kremlinit – shpesh me shpjegime të dobëta, për shembull kur i referohen përgjegjësisë së tyre për punonjësit e tyre rusë dhe thonë: Ata nuk janë fajtorë për gjakderdhjen. Kundërpyetje: E keni fjalën për punonjësit që, të paktën në një masë të madhe, votuan për regjimin e Putin-it? Apo ata rusë që mbështesin gjoja “operacionin special”? Propaganda shtetërore nuk mund të përdoret si justifikim për gjithçka, sepse një pjesë e mirë e popullsisë ruse e mbështet vërtet Putin-in.

Kompanitë që vazhdojnë të punojnë në Rusi janë përballur me një dilemë morale: vazhdojnë të bëjnë fitime dhe kështu të sigurojnë të ardhmen ekonomike të kompanisë, apo të pranojnë humbje dhe të rrezikojnë vendet e punës? Por kushdo që shikon në sytë e nënave që vdesin në Mariupol ose qindra mijëra fëmijëve të dëshpëruar që po ikin, duhet të kuptojë shpejt se çfarë duhet bërë: Presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk është qëllim më vete. Ky presion i shërben qëllimit për t’i dhënë fund vrasjeve në Ukrainë. Vlerat si njerëzimi apo respekti për jetën nuk janë falas.

Edhe kompanitë perëndimore që duan të qëndrojnë në Rusi kanë përgjegjësi ndaj punonjësve të tyre në Gjermani dhe BE. Në fund të fundit, kush dëshiron të punojë për një kompani që bën biznes me kriminelët e luftës? Kjo është arsyeja pse, herët a vonë, të gjitha kompanitë perëndimore përfundimisht do të largohen nga Rusia. Thirrjet në Perëndim për të bojkotuar pikërisht këto kompani ende nuk kanë filluar. Por përgatitjet kanë vazhduar prej kohësh. Përveç kësaj, aparati i qeverisë së Moskës me “kundër-sanksionet” e tij siguron që kompanitë perëndimore të mos kenë të ardhme në Rusi. Fitimet e korporatave nuk mund të eksportohen më në monedhë të fortë. E kujt i duhen para letre të pavlefshme me mbishkrimin “Rubla”?

Mësimet nga gabimet

Në fund është gjithashtu e qartë se me një armëpushim, për shembull, kushtet ekonomike për punë do të bëhen edhe më të këqija. Për të mbijetuar, Putin duhet t’i kthehet ekonomisë së planifikuar, kontrollit total të jetës politike, ekonomike dhe kulturore. Ashtu si në BRSS, kjo do të favorizojë kompanitë vendase. Rusia, e cila jeton nga eksporti i lëndëve të para, do të degjenerojë në një stacion të karburanteve të lira për Kinën. Pekini do të shfrytëzojë pa kufizim perandorinë e Putin-it – një proces që mund të marrë dekada.

Tani ka pak shpresë se rusët do të shpëtojnë disi nga ky regjim. Kushdo që beson këtë, është naiv, nuk ka jetuar kurrë në Rusi. Shumica e popullsisë – si në kohët sovjetike – do të tërhiqet në jetën private ose do të emigrojë. Për sa kohë që çdo familje ka një Datcha, askush nuk do të mbetet i uritur midis Kaliningradit dhe Vladivostokut.

Ëndrra e Putin-it për rikthimin e Bashkimit Sovjetik mund të realizohet për disa vite. Por kompanitë perëndimore nuk duhet të japin asnjë kontribut në realizimin e kësaj ëndrre. Përkundrazi, ata duhet të mësojnë nga gabimet historike të të tjerëve në kohën e duhur: IBM ose Ford ishin ende duke bërë biznes me diktaturën naziste në Gjermani në vitin 1938. Ato më vonë kanë pasur probleme shumë të mëdha për të shpjeguar këtë veprim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse njerëzit që udhëtojnë më shpesh, kanë më tepër gjasa të jenë më të suksesshëm?

Story i radhës

Duke lexuar ligjin për veteranët

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë