kombetarja ngujohet ne kulle perpara anglise vendoset rregullore strikte per futbollistet 67d926d909382

Kombëtarja “ngujohet në kullë” përpara Anglisë, vendoset rregullore strikte për futbollistët

March 18, 2025
1 minut lexim

Regjim ushtarak para Anglisë dhe “ngujim në kullë”. Silvinjo e ka marrë më se seriozisht nisjen e kapitullit të ri të Kombëtares shqiptare, që ka synim kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se lojtarëve të Kombëtares iu është vendosur një rregullore strikte për këto ditë qëndrimi në Tiranë. Nuk do të ketë takime apo kafe gjatë grumbullimit, siç ndodhte në pjesën më të madhe të kohës më herët. Ndërkohë, një tjetër ndryshim ka ndodhur edhe me pjesën e akomodimit, pasi lojtarët janë vendosur në një vend tjetër dhe jo te hoteli që kanë qëndruar deri tani.

“NGUJIMI NË KULLË”– Gazeta mëson se ekipi kombëtar ka ndryshuar edhe hotelin. Akomodimi i ri është bërë në hotelin që është pjesë e stadiumit dhe të gjithë lojtarët do të qëndrojnë aty deri në përfundim të dy ndeshjeve kualifikuese. Një ndryshim i tillë, i forcuar edhe me një rregullore normale, bën që Silvinjo t’i ketë më të përqendruar futbollistët e tij dhe mendja do të fokusohet vetëm te dy ndeshjet e radhës.

RREGULLORJA– Nëse më herët dikush nga rrethi shoqëror apo i/e njohur mund të kalonte kohë me lojtarët kuqezi në ambientet e kafes së hotelit, tashmë diçka e tillë nuk lejohet. Futbollistët duhet të pushojnë në dhomë dhe kur do të kërkojnë të kalojnë kohë në pishinë, SPA apo për një ecje, duhet të marrin lejë te përgatitësi atletik i skuadrës. Një tjetër pikë e rregullores strikte, është se lojtarëve nuk iu lejohet të dalin nga dhoma pas orës 22:00 e mbrëmjes.

Një rregullore, e cila për profesionalizmin që futbollistët duhet të kenë, patjetër që duhet të zbatohet. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë ditën e premte në transfertën e Uemblit dhe tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të presin Andorrën në “Arenën Kombëtare”. Sfidat e tjera do të zhvillohen në muajin qershor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dy vjet nga dakordimi i aneksit zbatues te marreveshjes kurti vuciq 67d92356a979a
Story i mëparshëm

​Dy vjet nga dakordimi i aneksit zbatues të marrëveshjes Kurti-Vuçiq

akulli i arktikut po shkrihet me shpejt se sa pritej shkencetaret mund te kene gjetur fajtorin 67d9280455c2b
Story i radhës

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej, shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë