Shqipëria luan nesër në orën 18:00 kundër Gjeorgjisë.
Transfertë e vështirë në Ligën e Kombeve ku kërkohet një reflektim, pas dy humbjeve radhazi.
Përballë kanë një kundërshtar mjaft të vështirë, që në treg vlerësohet thuajse njëjtë si Çekia.
174 milionë euro vlerësohen nga “Transfermarkt” lojtarët e Gjeorgjisë, teksa ato të Çekisë vlerësoheshin 177 milionë. Në anën tjetër, Shqipëria udhëton me një kontingjent që vlen 80 milionë euro.
Kjo sigurisht që sërish tregon për diferenca vetëm në letër. Më pas gjithçka do i mbetet fushës së blertë, ndërsa kujtojmë se aktualisht Gjeorgjia ka 3 pikë më shumë se Shqipëria.
Burimi: botasot.info