Kombëtarja e Kosovës U20 pëson debakël!
Hendbollistët e Kombëtares U20 të Kosovës kanë luajtur të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Varna të Bullgarisë.
Kombëtarja jonë është takuar me Maqedoninë e Veriut dhe ka pësuar me rezultat të thellë, 51:29.
Thuajse asgjë nuk ka funksionuar në lojën tonë dhe si rezultat i kësaj erdhi humbja e lartë.
Të hënën, Kosova U20 luan me Ukrainën, me shpresë për të shfaqur më shumë.