Komandanti ushtarak rus, për të cilin Ukraina pretendoi se e kishte vrarë, shfaqet në TV

1 minut lexim

Komandanti i Flotës ruse të Detit të Zi, Viktor Sokolov u shfaq në televizionin rus të martën, një ditë pasi Ukraina pretendoi se e kishte vrarë në sulmet ajrore në shtabin e marinës në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, raporton Anadolu.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video, e cila u transmetua nga disa kanale televizive, ku tregon Sokolovin duke marrë pjesë në një takim të shefave ushtarakë në Moskë.

Sokolov dukej i zbehtë dhe ishte ulur duke mos lëvizur, gjë që mund të jetë për shkak të ndonjë plagosje të mundshme.

Forcat e Operacionit Special të Ukrainës thanë se forcat e saj vranë 34 oficerë rusë, përfshirë edhe admiralin e lartë. Rreth 105 persona u plagosën në sulmet, të cilat shkatërruan shtabin e marinës.





Story i mëparshëm

Türkiye mesazh ngushëllimi për viktimat nga zjarri në Irak

Story i radhës

Akuza për trafik droge/ Policia i zë pritë me makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës, procedohet gruaja

Të fundit nga