komandanti ukrainas forcat ruse po qellojne me deshire ne fabriken e mariupolit ku njerezit jane strehuar 625e38258dbab

Komandanti ukrainas: Forcat ruse po qëllojnë me dëshirë në fabrikën e Mariupolit ku njerëzit janë strehuar

April 19, 2022
1 minut lexim

Në një fjalim të hënën drejtuar liderëve botërorë, komandanti i Regjimentit të Azov, nënkoloneli Denys Prokopenko, tha se forcat ruse po qëllojnë në fabrikën e çelikut Azovstal me dëshirë në Mariupol ndërsa qindra njerëz janë strehuar brenda.

Prokopenko është komandanti i një prej njësive ukrainase që mbron qytetin port të Mariupol, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Prokopenko tha në një postim në llogarinë në Telegram se midis atyre që strehohen janë, “njerëz të të gjitha moshave, gra, fëmijë dhe familje të mbrojtësve të Mariupolit. Ata janë strehuar në bodrume dhe bunkerë nga ‘bota ruse’”.

 “Forcat pushtuese ruse dhe përfaqësuesit e tyre nga Republika Popullore e Luhanskut/Republikat Popullore të Donetskut dinë për civilët dhe e mbajnë zjarrin e tyre në fabrikë me dëshirë. Ata përdorin bomba me rënie të lirë, raketa, bomba bunker-shkatërruese dhe të gjitha llojet e artilerisë, si tokësore ashtu edhe detare, për sulme pa dallim”, tha Prokopenko.

Ai shtoi, “Teatri i qytetit, materniteti, shkollat, kopshtet dhe shtëpitë u shkatërruan nga ata që tani u ofrojnë civilëve evakuim dhe siguri. Këta janë të njëjtët njerëz. Dhe askush nuk beson.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi ditor e marte 19 prill 2022 625e32f6c58e2
Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 19 prill 2022

marigona krasniqi ndane imazhe ne fustan nuserie duket si princeshe ne perralla 625e3d80e2835
Story i radhës

Marigona Krasniqi ndanë imazhe në fustan nuserie, duket si princeshë në përralla

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë