Komandanti i ushtrisë ukrainase: Kemi çliruar 40 për qind të territorit që rusët e pushtuan

min lexim

Gjatë vitit të kaluar, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të çlirojnë 40 për qind të territorit të pushtuar pas 24 shkurtit – përkatësisht pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Këto janë komentet e gjeneralit ukrainas Valerii Zaluzhny, që është në krye të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Forcat e armatosura kanë çliruar 40 për qind të territorit të pushtuar, pushtim ky të cilin e filloi vitin e kaluar ushtria e Vladimir Putinit, dhe 28 për qind e territorit që Rusia e pushtoi nga 2014”, ka shtuar Zaluzhny në Telegram, raporton CNN.

“Aktualisht linja e fushëbetejës është 1.500 kilometra e gjatë. Forcat e armatosura të Ukrainës janë trajnuar në 17 vende evropiane. Falë partnerëve ndërkombëtarë – kemi trajnuar mbi 20 mijë ushtarë. Në vitin 2022 janë evakuuar mbi 600 mijë persona dhe mbi 2 milionë tonelata ndihmë humanitare janë dhënë për vendin tonë”, theksoi gjenerali ukrainas.

Në anën tjetër, luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në shumë rajone të Ukrainës, në veçanti në Bakhmut që po konsiderohet si beteja më e përgjakshme nga fillimi i luftës. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

16 herë i dënuar – Veprat e rënda penale me të cilat ngarkohet “Kobra”, i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit

Story i radhës

Java e parë e 2023-shit, Meri Shehu zbulon se cila është shenja më me fat e horoskopit

Të fundit nga