Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane: Shpërthimet mbi Isfahan u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane tha se shpërthimet në qiell mbi provincën e Isfahanit kishin të bënin me sistemet kundërajrore që gjuajtën në atë që ai e quajti një objekt të dyshimtë që nuk shkaktoi asnjë dëm, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA.

“Ekspertët po hetojnë këtë incident dhe do tw dalin me njoftim për këtë çështje pasi të marrin rezultatet” tha gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi, sipas raportit të IRNA.

Deklaratat e komandantit të përgjithshëm përputhen me një raport të mëparshëm nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila citonte komandantin e lartë ushtarak, gjeneralin e dytë të brigadës Mihandoust në Isfahan të thoshte se nuk kishte “dëme ose incident” pas shpërthimit në atë zonë, shkruan CNN.

Komandanti i lartë tha gjithashtu se shpërthimi i dëgjuar ishte shkaktuar nga “mbrojtja ajrore që gjuajti në një objekt të dyshimtë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Finlanda kërkon ndihmën e BE-së për ndaljen e fluksit të emigrantëve nga Rusia

Story i radhës

“Fronti Europian”, Ahmeti: Bashkimi i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

Të fundit nga