Komandanti i KFOR-it zbarkon në Leposaviq

Komandanti i KFOR-it, Major-Gjeneral Angelo Michele Ristuccia vizitoi Komandën Ndërlidhëse të Ushtarëve Regjionalë të Lindjes të Ekipit Monitorues Slloven (LMT) në Leposaviq.

Gjeneral Ristuccia u prit nga lideri e ekipit LMT-së dhe u takua me të gjithë anëtarët e ekipit.

Ai u njoftua për zhvillimet e aktiviteteve dhe diskutoi me ta për situatën e përgjithshme në zonë, njofton KFOR.

Ekipet e Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it janë burim primar i shpërndarjes së vetëdijësimit mbi situatën në zonë, duke lejuar KFOR-in që të kuptojë më mirë situatën dhe të përqendrohet në përpjekjet e tyre.

Këto ekipe janë thelbësore për formim dhe mirëmbajtje të lidhjeve të përhershme dhe besueshme midis KFOR-it dhe autoriteteve lokale, liderëve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal.

Story i mëparshëm

Aksidenti tragjik në Kosovë, foshnja 6 muajshe ndërron jetë në spital

Story i radhës

Mexhiti: Mund të largohemi nga BDI-ja, por edhe mund të luftojmë deri në fund

Të fundit nga