Komandanti i KFOR-it: Forcat speciale të Policisë së Kosovës s’kanë nevojë për leje që të operojnë në veri

February 24, 2023
1 minut lexim

Komandanti i KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia, e ka përsëritur faktin se misioni që ai e drejton nuk ka asnjë provë për praninë e grupit ushtarak privat rus Wagner në Kosovë.

E ndërsa ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e tij dhe se asnjëherë nuk kanë bërë një kërkesë të tillë deri më tani, Ristuccia ka theksuar se forcat speciale të policisë nuk kanë nevojë për leje për të qëndruar në veri, duke kujtuar marrëveshjen në Bruksel.

“Serbia ka nënshkruar dhe ka përcaktuar qartë Policinë e Kosovës si e vetmja kompetente për detyrat e zbatimit të ligjit dhe policisë. Pavarësisht nga llojet e policisë, si është organizuar policia, çfarëdo qofshin ato – njësitet ROSU, njësitë speciale, ato janë përgjegjëse për luftimin e krimit, grupeve të organizuara kriminale. Nuk ka kufizime për Policinë e Kosovës kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave të tilla në mbarë Kosovën”, tha Ristuccia për Kossev.

Ai e vlerëson situatën aktuale në Kosovë si të ndjeshme dhe të paqëndrueshme, por ende paqësore dhe dukshëm më të mirë se sa ishte në dhjetor.

“Mund të themi se situata tani është shumë më e mirë se sa ishte në dhjetor. Megjithatë, ka një sërë çështjesh që na shqetësojnë, siç është, për shembull, vakuumi i rrezikshëm që u krijua në veri pasi serbët nga Kosova dhanë dorëheqje nga institucionet”, mendon Ristuccia.

Ky vakum është shumë i rrezikshëm, sidomos nga pikëpamja e sigurisë, tha komandanti i KFOR-it.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komisioni Evropian ju ndalon punonjësve përdorimin e TikTok

Story i radhës

Vjosa Osmani: Lufta e Ukrainës është lufta jonë

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë