Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, po qëndron në Kosovë me ftesë të komandantit të FSK-së

June 14, 2024
1 minut lexim

Me ftesë të veçantë të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kosovë po qëndron komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn.

Ai është i shoqëruar nga rreshter majori komandues i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Matthew Strasser dhe delegacioni përcjellës, të cilët janë mysafirë të KOMFSK-së në kuadër të aktiviteteve të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Gjatë vizitës, Jashari priti në takim Osbornin ku e falënderoi për vizitën e delegacionit të tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Tutje, gjeneralët u pajtuan për zbatimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit 2025-2026 mes GK Iowa dhe FSK-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky: Propozimi i Putinit për armëpushim nuk mund të besohet

Story i radhës

Ahmeti: VMRO mllefosi maqedonasit – Maqedonia këtu mbetet, nuk po e çonim as në Hënë e as në Mars

Të fundit nga

ShkoLartë