KOM, BFI DHE KKM: Lutje e përbashkët për paqe në Ukrainë dhe botë

Tre bashkësitë fetare më të mëdha në vend, Kisha Ortodokse e Maqedonisë, Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Katolike e Maqedonisë sot në territorin e gjithë vendit do të mbajnë rite fetare kushtuar paqes në Ukrainë dhe gjithë botës. Nga Shoqata e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut informuan se në tempujt e qytetit dhe periferisë të Kishës Ortodokse, menjëherë pas liturgjisë së shenjtë do të mbahet lutje për paqen në Ukrainë dhe në gjithë botën.

Shoqata e Ukrainasve në RMV

“Gjithashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV-së sot njërën nga pesë lutjet në xhami në gjithë territorin e vendit do t’ia kushtojë paqes në Ukrainë, ndërsa në Kishën Katolike të Maqedonisë do të mbahet meshë për paqe në Ukrainë”.

Nga kjo shoqatë u kanë bërë thirrje edhe bashkësive të tjera fetare në shtet t’i bashkëngjiten iniciativës për mbajtjen e lutjeve për paqe në ditën e njëjtë në territorin e gjithë shtetit.

Shoqata e Ukrainasve në RMV

“Thirren të gjithë besimtarët t’i bashkëngjiten kësaj lutje të përbashkët për paqe, mirëqenie dhe harmoni. Vlerësojmë se në atë akt shteti ynë do të dërgojë porosi të fuqishme angazhimi për ndërprerje sa më të shpejtë të luftën në Ukrainë dhe paqe në gjithë botën”.

Maqedonia e Veriut i është bashkangjitur sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Po ashtu, në vend janë mbajtur edhe disa protesta paqësore në shenjë solidarizimi me Ukrainën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pendarovski: Të luftojmë për valorizim të vërtetë të secilit punëtor

Story i radhës

​Fshati Ratkoc bëhet me treg, Latifi thotë se është vend i kompletuar

Të fundit nga