Koloneli shqiptar, thirrje Kurtit pas votimit për Srebrenicën: Përgatite këtë dosje dhe kërkoja këtë gjë ndërkombëtarëve!

1 minut lexim

Koloneli shqiptar Dritan Demiraj, ka reaguar pasi OKB-ja me shumicë votash e ka njohur si gjenocid masakrën e Srebrenicës.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të përgatitë dosje dhe t’iu kërkojë ndërkombëarëve që të njohin edhe gjenocidin serb në Kosovë, përcjell Bota sot.

“Çtë mbjellësh, do korrësh!

Pas votimit në KS të OKB-së për Rezolutën e gjenocidit serb në Srebenicë, qeveria Kurti duhet të përgatisë dosjen dhe t’i kërkojë komunitetit ndërkombëtar të njohë edhe gjenocidin në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Vetëm kështu ‘qetësohen’ shovinistët serbë.

Ndërkohë, në qoftë se vazhdon me kërcënime dhe të bëjë si i ‘fortë’, Perëndimi duhet ta sanksionojë sa më parë”, ka shkruar koloneli Demiraj, në një postim në Facebook.

Me miratimin e rezolutës së OKB-së më në fund do të ketë edhe një datë, në të cilën do të përkujtohet tmerri i Srebrenicës, masakra e kryer gati 30 vjet më parë.

Story i mëparshëm

Publikohet ‘traileri’ i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red!” ku luan edhe Rita Ora

Story i radhës

“Pakti me Melonin për emigrantët”, Rama për “La Republica”: Të gjitha gjërat janë italiane, ne ofruam vetëm tokën!

Të fundit nga