Koliqi ka probleme me rrymën e si pasojë e saj edhe me ujin

October 6, 2024
1 minut lexim

Në mjediset e Gollakut problemet me energjinë elektrike janë evidente si pasojë e infrastrukturës energjetike të vjetruar dhe shtimit të objekteve të banimit nga banorët e këtyre anëve, edhe pse shumica nga ata nuk janë rezidentë në pronat e tyre.

Familja Hajzeri nga fshati Koliç është një prej familjeve që shpeshherë duhet ta përgatisë ushqimin, pa drita e me gaz, në mungesë të energjisë elektrike. Si pasojë e kësaj ata mbeten edhe pa ujë të pijshëm.

“Shpesh tri ditë nuk shkon pa u ndal rryma edhe gjithë ditën mbesim pa ujë dhe pa rrymë, qe me plin duhet m e përgatit darkën se skena edhe veç e provojmë edhe mbesim deri nesër qashtu”, thotë zonja e shtëpisë.

Banorët thonë se edhe ku ka energji elektrike, ajo nuk është stabile, reduktimet janë të paplanifikuara, ndërsa ngrohjen e bëjnë më dru.

“Po rrezikohen artikujt, po ka në lagjen tonë që iu kanë prishtë tona artikujt çka i ka pasë, shkaku i rrymës edhe me iu thanë atyre diçka ata s’besojnë, as nuk dalin me shikua, me t’i kompensua ma s’vejnë në ren, ajo hiq po çka t’i bësh, prapë i ligu duhet me durua s’ka ça bën”, thotë për RTK-në Imer Hajzeri, banor i fshatit Koliç.

Problemi me energjinë është i kamotshëm, ndërsa banori Egzon Zeqiri thotë se me këtë lloj rryme nuk mund të ketë zhvillimin rural.

“Në pagesa gjithmonë jemi të rregullt, e bëjmë pagesën ndoshta edhe më herët vetëm mos të kemi problem me energjinë elektrike, por i kemi bërë dhe disa kërkesa prej disa viteve ndoshta 10 deri 15 vjet, gjithmonë i kemi përgjigjet negative”, tha Zeqiri.

Interesi për ngritje dhe zhvillim të fshatit për banorët rezidentë dhe ata që dëshirojnë të kthehen në fshatin Koliç të Gollakut të Prishtinës veniten si pasojë e sfidave me energji elektrike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Halil Kastrati: Shkupi ka më së shumti nevojë për ta ndihmuar, por mungojnë trualle!

Story i radhës

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Të fundit nga

ShkoLartë