Partizani me shumë mundësi ndaj Erzenit do të duhet të bëjë pa dy titullarë, Matondon dhe Hotin. Kongolezi dhe “dardani” vuajnë problemet me kaviljen.
Ditët e fundit janë stërvitur vetëm në palestër, teksa ende nuk kanë pasur mundësi të zbresin në fushë, çka do të thotë se shanset për të luajtur janë shumë të vogla.
Da Silva dhe Preka, që kanë pasur probleme me rrëzat e kofshëve, janë të gatshëm.
Sa i përket formacionit, do të jetë pikërisht braziliani, që do të zëvendësojë Hotin pas sulmuesve, teksa nga minuta e parë do ta nisë Cara në ofensivë.
Matondon pritet ta zëvendësojë Telushi, me Romeron që është stërvitur me grupin, por vështirë të rrezikohet nga minuta e parë.