kolela kur te kemi kupen ne dore atehere do te festojme 6470c8ffb01ca

Kolela: Kur të kemi kupën në dorë, atëherë do të festojmë

May 26, 2023
1 minut lexim

Titullin e ka në dorë, por nuk dëshiron të festojë përpara kohe.

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela pret të ketë në dorë trofeun e kampionit të Superligës dhe për këtë arsye nuk i bashkohet euforisë së popullit të kuq pas fitores 4-1 kundër Kastriotit.

“Për momentin nuk kemi çfarë të festojmë. Unë festoj kur fitoj, dhe jo kur mposhten të tjerët. Kemi një ndeshje për të fituar të hënën dhe asgjë nuk ka për të festuar ende”.

Por Kolela pranon se gjithçka varet nga skuadra e tij, ndërsa nuk harron të falenderojë Bylis për dhuratën që i bëri, duke ndalur rivalët e përjetshëm të Tiranës.

“Tani është fakt që gjërat kanë ndryshuar dhe tani jemi vetë zotë të fatit tonë.

Skuadra e Bylisit meriton një falënderim sepse kam thënë që është një nga skuadrat që luan futbollin më të mirë në kampionatin tonë dhe uroj e shpresoj që të shpëtojnë”.

Në javën e fundit të Superligës, Partizani do të luajë të hënën në shtëpi kundër Teutës dhe të kuqtë duhet të fitojnë për të marrë titullin kampion pas tre vitesh pritje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

korridori 8 10d ademi ndjehem krenare po jetesojme nje enderr te kahmotshme 6470c634c3aac
Story i mëparshëm

Korridori 8-10D/ Ademi: Ndjehem krenarë, po jetësojmë një ëndërr të kahmotshme

arrestohet i dyshuari i sulmit ne shtepine turke ne new york 6470c96f25d48
Story i radhës

Arrestohet i dyshuari i sulmit në Shtëpinë Turke në New York

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë