Koleksioni më i pasur i makinave: Messi në vendin e gjashtë

April 7, 2022
min lexim

Imagjinoni të keni mjaftueshëm para për ta mbushur garazhin me të gjitha makinat e dëshiruara! Për pjesën më të madhe nga ne, kjo fantazi do të mbetet e tillë, por personat më të pasur në botë, është shumë e lehtë të blejnë një makinë duke paguar një shifër astronomike.

Super makina ose makina të rralla klasike që vlejnë shuma marramendëse, personazhet e famshëm kanë fatin të zotërojnë automjete të pabesueshëm, po cilët janë ata që kanë garazhet më të kushtueshëm dhe më prestigjiozë?

Një studim i Bill Plant Driving School ka zbuluar cilat janë koleksionet me vlerën më të lartë në botë: Sulltani i Bruneit i lë të gjithë mbrapa me një koleksion me vlerë 4.5 miliardë euro.

Për të dhënë një ide më të qartë mendoni se në vendin e dytë renditet manjati i modës Ralph Lauren, me një koleksion me vlerë 320 milionë euro, që përfshin makina të mrekullueshme gare klasike dhe një seri modelesh shumë të rralla:

një Ferrari 250 GTO e 1962, një McLaren F1 LM, një Blower Bentley e 1929, një Mercedes-Benz SSK “Count Trossi” e 1930, dhe një Lamborghini Reventon Roadster, sa për të përmendur disa.

1 – Hassanal Bolkiah – 4,5 miliardë euro

Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, është zotëruesi i koleksionit të makinave më të madh në botë, që përmban plot 7.000 automjete për një vlerë 5 miliardë dollarë (4,5 miliardë euro).

Xhevahiret më të vyera të koleksionit mahnitës të Sulltanit janë Ferrari F40, McLaren F1 dhe Rolls-Royce. Megjithatë, ka zëra që thonë se ka qenë i detyruar ta shesë një pjesë të koleksionit për shkak të disa problemeve financiare.

2 – Ralph Lauren – 320 milionë euro

Përveçse është një ikonë e modës, Ralph Lauren është i njohur edhe për koleksionin e tij të madh të makinave: rreth 100 mjete të ndryshme, që shkonnë nga hypercars ekzotike te makinat klasike të garave.

Në total, vlerësohet se koleksioni i tij vlen rreth 317 milionë euro, edhe për shkak të pranisë së disa modeleve të rralla, mes së cilave është një Ferrari 250 GTO e 1962, një McLaren F1 LM, 1929 “Blower Bentley” 4½ litra, një Mercedes-Benz SSK “Count Trossi” el 1930 (alias “The Black Prince”) dhe një Lamborghini Reventon Roadster, sa për të përmendur disa.

3 – Lawrence Stroll – 170 milionë euro

Lawrence Stroll është një miliarder kanadez, i cili është edhe bashkëpronar i Aston Martin në Formula 1 dhe zotëron një koleksion të rëndësishëm me disa Ferrari klasike.

Përveç kokëkuqeve, koleksioni i Stroll është i përbërë nga modele të tjerë si McLaren dhe një Ford GT, dhe ka një vlerë 168 milionë euro.

Renditja e 10 garazheve më të pasur: 1 Hassanal Bolkiah, 4,5 miliardë euro; 2 Ralph Lauren, 317 milionë euro; 3 Lawrence Stroll, 168 milionë euro; 4 Jay Leno, 136 milionë euro; 5 Jerry Seinfeld, 91 milionë euro; 6 David Letterman; 45,5 milionë euro; 6 Lionel Messi, 45,5 milionë euro; 8 Manny Khoshbin, 27,3 milionë euro; 9 Floyd Mayweather Jr, 23 milionë euro; 10 Ian Poulter, 22 milionë euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Argjentinasi qëndron në Itali, por jo te Inter

Story i radhës

Kush është mashtruesja që ju kujtua Arbana Osmanit?

Të fundit nga

ShkoLartë