Manuela Arcuri dhe Giovanni Di Gianfrancesco u martuan në Kështjellën Odescalchi në Bracciano. Giovanni dhe Manuela janë bashkë prej 10 vitesh dhe në vitin 2014 çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Mattia. Gjatë një interviste të gjatë për revistën e drejtuar nga Alfonso Signorini, Chi, aktorja ka rrëfyer emocionet e përjetuara gjatë ceremonisë dhe ka shpjeguar edhe arsyet e mungesës së Gabriel Garkos:
“Ai nuk ishte i ftuar. Me kalimin e viteve kemi punuar shumë bashkë, por më pas nuk jemi parë e dëgjuar më me njëri-tjetrin, nuk e kemi ftuar njëri-tjetrin në ditëlindje apo festa. Doja të kishte njerëz të dashur që më kanë treguar miqësi ndër vite dhe që e duan Manuelën”, -u shpreh aktorja.
Arcuri shpjegoi edhe pse Alfonso Signorini nuk ishte prezent:
“Alfonso Signorini kishte tashmë angazhime prej disa kohësh. Ai është një shok i dashur, e njoh prej shumë vitesh dhe e di që zemra e tij ishte me ne”.
Sa i përket muajit të mjaltit, aktorja tha se e kanë shtyrë për natën e Vitit të Ri, kur do të udhëtojnë për në Amerikën e Jugut.