Kolaj nga IKD: Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

October 23, 2024
1 minut lexim

Astrit Kolaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se Prokuroria në Kosovë mund të jetë e ndikuar nga grupe të ndryshme të interesit qoftë politike, apo edhe të tjera.

Kolaj duke folur për mundësinë e ndikimit të grupe të ndryshme përmendi paralajmërimin e Daut Haradinajt për arrestimin e ministrave.

”Mund ta marrim shembull ku Daut Haradinaj thotë se do të arrestohen tre ministra. Pas dy ditësh dolën lajmet për hetimet ndaj ministrit Aliu. Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike, por edhe nga elemente tjera. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi kryeprokurorë të mirë, por ju duhet vetëm guximi”, tha Kolaj.

Duke folur për situatën e drejtësisë në Kosovë përmendi edhe mos dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

”Mos dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit nuk lidhet me individin, por lidhet me dështimin e procesit zgjedhor në këtë rast”, tha Kolaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blushi jep detaje për arrestimin e Metës: I ngjashëm me grupet e Arkanit, përgatitej eleminimi fizik

Story i radhës

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë