Kokëkuqet sytë katër: Ja, si ta mirëmbani ngjyrën e flokëve

Një në pesë vajza, i ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe. Mund të themi me plot gojën që është trendi i momentit.

Euforia për të ndjekur trendin si duket ka lënë mënjanë taksiratet që vinë pas. Se, siç e dini, një kokëkuqe e viziton sallonin një herë në muaj!

Por disa këshilla do t’jua lehtësojnë punën.

Mos i lani flokët shpesh. Zgjidhni një shampo të thatë.

Menjëherë pas lyerjes së flokëve, shmangni larjen për të paktën tri ditë për të parandaluar zbehjen e ngjyrës.

Shampoja e thatë do t’ju vijë në ndihmë, duke absorbuar vajin e tepërt dhe duke i shtuar volum rrënjës. 

Përdorni shampo pa sulfate

Përdorni shampo pa parabenë dhe klorur natriumi, në të kundërt shampoja do t’ju thajë flokun dhe ngjyra do t’ju shkarkojë shpejt. Me pak fjalë, sa më natyrale të jetë përbërja, aq më mirë.

Gjithashtu, është mirë t’i shpëlani flokët me ujë të ftohtë ose të vakët. Uji i nxehtë përshpejton shkarkimin e bojës. 

Përdorni maska dhe vajra flokësh

Boja e kuqe mund t’ju thajë flokët. Përveç kësaj, me kalimin e kohës mund t’jua dobësojë, ndaj është e rëndësishme të përdorni rregullisht vajra dhe maska ushqyese.

Gjatë ditës, edhe dielli mund të kontribuojë në zbehjen e parakohshme. Rrezet UV të diellit mund të thyejnë lidhjet kimike të bojës, duke u kthyer në një ngjyrë të padëshiruar portokalli. Para se të dilni nga shtëpia, aplikoni një mbrojtës flokësh nga rrezatimi UV.

Reduktoni stilimin e flokëve në temperatura të larta

Ashtu si uji i nxehtë shkarkon ngjyrën më shpejt, edhe përdorimi i stiluesve të nxehtë shkakton zbehje të parakohshme. Provoni t’i stiloni flokët pa nxehtësi.

Siç thotë dhe shprehja: ‘e kuqja është më e vështira për t’u arritur, më e vështira për t’u mbajtur dhe më e vështira për t’u hequr qafe’.  

Story i mëparshëm

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama dhe Clinton, mbledh fonde rekord

Story i radhës

Memeti dhe Nuhiu: Përfshirja e komuniteteve më të vogla në koalicion do të sjellë një rikonfigurim politik pozitiv në vend

Të fundit nga