Atletico Madrid nuk janë të dorëzuar para Manchester Cityt, përkundër se ‘Citizens’ treguan një superioritet në fitoren 1:0 në ndeshjen e parë.
Atletico Madrid nuk pati asnjë gjuajtje drejt portës së Man City në ndeshjen e parë çerekfinale, por mesfushori Koke beson akoma në fitore.
Ai thotë se skuadra e tij ka një plan të cilit i përmbahet dhe janë të qetë para ndeshjes, me besimin në fitore.
“Ne kemi një plan për ndeshjen dhe jemi përbrenda atij plani. Jemi të qetë dhe kemi bërë efort të madh”, ka thënë Koke.
“E dimë se si luan Manchester City dhe duhet të bëjmë atë që besojmë se na fiton lojën. Çfarëdo që thonë njerëzit, neve nuk na intereson, kemi planin tonë”, shtoi mesfushori.
Atletico Madrid ka përparësinë që luan para tifozëve të saj në ndeshjen e kthimit dhe mund të ëndërrojnë për një përmbysje.