​KOK-u rrit mbështetjen financiare për bursistët

March 6, 2023
1 minut lexim

Bordi Ekzekutiv i KOK-u ka vendosur që deri në Lojërat Olimpike Paris 2024, të rrit vlerën e bursave olimpike për 22 bursistët e KOK-ut.

Rritja është bërë në bazë të rezultateve të arritura nga sportistët gjatë vitit 2022.

Rritja më e madhe, prej 300 eurosh, është bërë për kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, nënkampionen e Evropës 2022, xhudisten Laura Fazliu dhe medalistët e bronztë në Lojërat Mesdhetare, xhudisten Flaka Loxha e boksierin, Shpetim Bajoku.

Me nga 250 euro më shumë, do të marrin edhe boksierja Donjeta Sadiku, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës dhe xhudistja, Loriana Kuka, medaliste e artë në LM Oran 2022.

Vlera totale mujore e rritjes është 2880 euro.

Qëllimi i dhënies së bursave olimpike është përgatitja dhe ndjekja e normës olimpike për Paris 2024.

Lista

1300 Euro

Distria Krasniqi (xhudo)

Nora Gjakova (xhudo)

850 Euro

Donjeta Sadiku (boks)

Loriana Kuka (xhudo)

750 Euro

Akil Gjakova (xhudo)

Laura Fazliu (xhudo)

650 euro

Egzon Shala (mundje)

600 euro

Muhamet Ramadani (atletikë)

Shpetim Bajoku (boks)

Flaka Loxha (xhudo)

500 euro

Erza Muminoviq (xhudo)

380 euro

Lorand Gjoshi (kajakim)

Arnis Agushi (taekëondo)

Eda Zeqiri (not)

Edi Dvorani (shigjetari)

Nexhat Sahiti (shenjëtari)

Shpati Zekaj (xhudo)

Albion Ymeri (triathlon)

Gresa Bakraqi (atletikë)

250 euro

Alaudin Suma (atletikë)

Arbër Azemi (taekëondo)

Patriot Behrami (boks)

Vlera e rritjes totale për muaj është: 2880 euro

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mendoni shumë para gjumit? 8 mënyra për të shmangur mendimet garuese gjatë natës dhe për të fjetur më mirë

Story i radhës

Skandali i Tatimeve, njoftuan gjobë ende pa filluar kontrollin, reagon “Albecorp”: Presion shtetëror i nivelit më të lartë

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 8 janar

Përurohet objekti i shkollës “Halil Alidema”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Pozheran i Vitisë, ora 10:00) Përurohet çerdhja e fshatit në objektin e adaptuar nga shkolla.

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë