kok u i dergon leter mbeshtetese komitetit olimpik te ukraines 621f6eaa00f26

KOK-u i dërgon letër mbështetëse Komitetit Olimpik të Ukrainës

March 2, 2022
1 minut lexim

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka dërguar letër solidarizimi dhe mbështetëse Komitetit Olimpik të Ukrainës, pas ngjarjeve të fundit.

Që nga java e kaluar, Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë, e cila është duke u sanksionuar nga bota e sportit, bashkë me mbështetësin e tyre, Bjellorusinë.

Në letrën e dërguar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, për homologun e tij, Sergey Bubka, kujtohen vuajtjet e popullit të Kosovës nga lufta e fundit në vendin tonë.

“Në këto ditë të vështira për popullin tuaj, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe gjithë populli ynë shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për kauzën tuaj dhe shpresën për sigurinë tuaj. Ne ndiejmë të njëjtin trishtim me ju, pasi kjo luftë na sjell kujtimet, kur ne po vuanim luftën 23 vjet më parë”, thuhet mes tjerash në letrën e presidentit Krasniqi.

KOK gjithashtu mbështet fuqishëm sanksionet e vëna nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatat Ndërkombëtare Sportive për për sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

KOK ka bashkëpunim të mirë me Komitetin Olimpik të Ukrainës, ndërsa presidenti i KO të Ukrainës, Sergey Bubka, i kishte ndarë medaljen e artë olimpike, Distria Krasniqit, në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

raportohet se eshte goditur ndertesa e keshillit te harkivit 621f6ea557a5f
Story i mëparshëm

Raportohet se është goditur ndërtesa e Këshillit të Harkivit

studentet e masterit ne gjuhe dhe letersi shqipe ankohen se po paguajne mbi 500 euro per diplomim 621f6eae2b327
Story i radhës

Studentët e Masterit në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ankohen se po paguajnë mbi 500 euro për diplomim

Të fundit nga

Cara prezantohet në skuadrën e re

Tedi Cara u largua nga Partizani pas një karriere gati 5-vjeçare në klubin e kuq të kryeqytetit. Tashmë sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e Oleksandriya në kampionatin ukrainas pasi u shit për shifrën
ShkoLartë