KOK: E turpshme dhe e patolerueshme

December 11, 2022
1 minut lexim

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka reaguar për inciddentin e rëndë në Prishtinë.

“E turpshme dhe e patolerueshme, ajo që ndodhi sonte në finalen e Superkupës së basketbollit, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Incidenti i shkaktuar nga të dyja tifozeritë, ishte aq i shëmtuar, sa që arriti të dëmtojë edhe infrastrukturën, për të cilën vazhdimisht kërkojmë përmirësimin e saj.

Skenat e tilla më së paku do të donim të ndodhnin në Palestrat tona, veçanërisht në situatën kur duhet të jemi mëse të bashkuar.

Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e shkaktuar, me shpresën se do të jetë e fundit që e shohim në basketboll dhe sportin tonë në përgjithësi.

Njëkohësisht, kërkojmë nga Federata e Basketbollit e Kosovës, veçanërisht Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Fushat Sportive, anëtar i të cilit është edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni, që të marrin masa të menjëhershme dhe shkaktarët e dhunës të marrin dënimin e merituar”, reagon KOK-u.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bora e mbulon Podujevën

Story i radhës

Pyetjet më të zakonshme rreth orgazmës femërore, dhe përgjigjet e tyre!

Të fundit nga

ShkoLartë