Joaquin Phoenix po kalon një periudhë të vështirë, pasi përveç dështimit kritik dhe financiar të “Joker 2”, ai është përballur me një tjetër problem: një vjedhje në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Sipas raportimeve të TMZ, hajdutët kanë vjedhur një Volvo SUV të vitit 2022, me vlerë rreth 60 mijë dollarë (afërsisht 52 mijë euro), të parkuar jashtë shtëpisë së aktorit. Makina u raportua si e vjedhur nga një punonjës i Phoenix të hënën, ndërsa aktori vetë nuk ndodhej në shtëpi në atë moment. Hetimet janë duke vazhduar, por ende nuk ka të arrestuar.
Përveç këtij incidenti të pakëndshëm, Phoenix ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierën e tij. Pas suksesit të madh të “Joker” në vitin 2019, ai ka marrë pjesë në disa projekte që nuk kanë pasur të njëjtin impakt, si “Beau Is Afraid” dhe “Napoleon”. Pavarësisht se “Napoleon” grumbulloi mbi 220 milionë dollarë (afërsisht 204.6 milionë euro), raportohet se ai ka shkaktuar humbje për shkak të kostove të larta të prodhimit.
Phoenix jeton me bashkëshorten Rooney Mara dhe dy fëmijët e tyre. Çifti janë bashkë që nga viti 2017 dhe u martuan në vitin 2023. Pas këtyre peripecive, aktori pritet të rikthehet në ekran me filmin “Eddington”, në bashkëpunim me regjisorin Ari Aster dhe yje të tjerë si Pedro Pascal dhe Emma Stone
Burimi: botasot.info